Ka ndodhur

Shoqërohet i riu në Fier që tentoi t’u vinte flakën kutive të votimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, në përmbyllje të procesit të votimit.

Mësohet se një i ri është shfaqur me një shishe me lëndë djegëse në dorë, në momentin që kanë qenë duke dalë kutitë e votimit nga qendrat e votimit, duke bërë thirrje se do t’i djegë.

Ngjarja ka ndodhur në Njësinë Administrative Libofshë, ku i riu është shoqëruar menjëherë nga policia.

Ai ka qëndruar me shishen e ndezur në dorë përpara portës së mjediseve të qendrave të votimit, por policia që ndodhej në këto mjedise për mbarëvajtjen e procesit, ka ndërhyrë menjëherë, duke e ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë