Treg

Shoqëritë e kursim-kreditit u rritën mbi nivelet e para pandemisë

Shoqëritë e kursim-kreditit arritën në fund të 2020-s nivelet e para pandemisë duke kapur 11.93 miliardë lekë nga 11.23 miliardë që ishin në fillim të vitit të shkuar.

Rritja e aktivëve nga viti i shkuar u rrit me 6%. Në Shqipëri operojnë 4 shoqëri kursim-krediti dhe 1 union. Kredia është pjesa më e rëndësishme e këtyre shoqërive dhe përbën 1% të totalit të kredive në sektorin bankar. Kreditë e shoqërive kursim-kreditim u shërbejnë më së shumti fermerëve dhe biznesve të vogla në zonat rurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë