Biznes

Shoqata e Ndërtuesve mbështet biznesin amerikan: Po ulet besimi dhe po rriten taksat

Shoqata e Ndërtuesëve të Shqipërisë ka reaguar mbi përkeqësimin e klimës së biznesit në vend duke përmendur edhe rritjen e nivelit të taksimit për këtë industri.

 SHNSH ka shprehur keqardhje për përkeqësimin e klimes së biznesit në vend dhe përkrahje kundrejt qëndrimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në lidhje me situatën e mungesës së besimit në biznes.

“Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë po përballet me një tendencë aspak të arsyeshme me rritjen e nivelit të taksimit për këtë industri, shuarjen e klimës së dialogut të përbashket, mosmarrjen parasysh të kërkesave të kësaj industrie për rishikimin e disa iniciativeve ligjore antikushtetuese që kanë renduar mundësinë e të bërit biznes.”

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ka paraqitur gatishmërinë për t’u ulur në bisedime dhe për të zbatuar edhe kuadrin ligjor detyrues për konsultime të vazhdueshme me grupet e interesit për iniciativa ligjore që prekin interesat e tyre. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë