Treg

Shoqata e Hidrokarbureve për çmimin e naftës: Edhe rezervat tregtohen sipas bursës. Janë shkëputur transportet nga Rusia

Shoqata e Hidrokarbureve në Shqipëri ka shpjeguar rritjen e shpejtë të çmimit të naftës duke thënë se çdo lëvizje varet nga bursa ndërkombëtare.

Si përgjigje kundër akuzave mbi tregtuesit e hidrokarbureve në vend, shoqata thotë se edhe rezervat që kanë kompanitë tregtuese të naftës duhet ta tregtojnë atë me çmimin e bursës.

“Çmimet nga bazat grosiste dalin çdo ditë me bursën korente dhe marrin rritje graduale të koordinuar me rezervat që ka gjendje në pikat e karburantit me furnizimin e ri, por fatkeqësisht rritja e çmimeve në bursë javën e fundit ka qenë galopante (sqarojmë se rezervat tre mujore që mbahen si mbas ligjit është gjithnjë në depo fizikisht, por çmimi kurrë nuk mund të mbyllet ose fiksohet vetëm në ditën që hidhet në treg për konsum)”, dhuhet në deklaratë.

Shoqata thotë se “kush dëshiron vërtet të kuptojë qartë që jemi jo në një krizë, por në një luftë në zemër të eksportit botëror të karburanteve dhe siç mund të kemi akoma rritje ashtu mundet që situata dhe të qetësohet.”

Një tjetër arsye sipas Shoqatës është se operatorët e kësaj fushe në vend janë shkëputur shumë herët nga furnizimi i naftës nga Rusia dhe janë drejtuar nga vendet arabe duke rritur më shumë kostot.

Ata parashikojnë një stabilizim të çmimit në mesin e vitit me rritjen e furnizimit nga OPEC në të gjithë botën.

“Në afat shkurtër 3-4 muaj me shume siguri është, se presioni do rritet mbi vendet e OPEC për të hedhur në treg sasitë e munguara të Rusisë, kështu që kompanitë botërore dhe si rrjedhojë edhe ato shqiptare do gjejnë rrugë dhe marrëdhënie të reja e cila do sjelli stabilizimin e çmimeve”,- përfundon deklarata.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë