Fjala e Edi Ramës si kryesocialisti dhe Kryeministri i vendit dominoi punimet e Kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Ai foli për rreth 100 minuta, duke cekur të gjitha problematikat e qeverisjes, që nga kriza e çmimeve, të ankesat brenda partisë, amnistia fiskale, legalizimi i kanabisit e deri te drejtësia.
Te amnistia dhe legalizimi i kanabisit përçoi edhe një mesazh për ndërkombëtarët.
“Amnistinë fiskale dhe legalizimin e kanabisit do ta bëjmë se kështu duan shqiptarët”, duke iu referuar këtu rezultateve të këshillimit kombëtar.
Për energjinë, Rama tha se 5 për qind e familjarëve konsumojnë 25 për qind të energjisë, duke paralajmëruar rritjen e çmimit për ta.
“Shpejt do të vendosim një çmim tjetër të energjisë elektrike për ata që harxhojnë më shumë se sa masa tjetër e popullit sepse janë më të pasur”, u shpreh ai.
Sa për drejtësinë, Rama shfaqi keqardhje që SPAK nuk ka marrë ende të pandehur Sali Berishën, edhe pse i shpallur non grata nga SHBA.
“Burgoset një grua për një kile peshk dhe është që SPAK vihet natyrshëm në lëvizje dhe nga një deklaratë partie, kuptohet deklaratë e partive të tjera, jo e jona, për këdo zyrtarë të lartë, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht më 30 vite nga aleati më i madh i Shqipërisë, jo për një njeri po për krejt Shqipërinë, sepse ai ka drejtuar Shqipërinë. SPAK ka detyrim qe e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht që të hyjë në SHBA, se ajo deklaratë nuk mund të rrijë aty, ose ka bazë, ose jo”,tha Rama.
Kryesocialist tha se kohët në të cilat po qeverisin janë të jashtëzakonshme, që nuk kërkojnë vetëm para, por vendimmarrje, siguri, garanci dhe përkujdesje.
Mes fjalës dhe në dukej i ndikuar nga rasti i Alqi Bllakos, kreu i Qeverisë pati edhe një mesazh për ata që kanë ambicie për t’u bërë deputet nën siglën e PS-së.
“Në botën tjetër nuk punojnë kartat e kreditit. Në Sharrë më mirë përgatituni që të shkoni siç dilja unë dikur në plazh se asgjë nuk ju dallon nga ata tjerët atje,dhe kostumin lëruani djemve…se me burrat e kam”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.