Në një zhvillim dramatik për futbollin francez, Olympique Lyonnais (një nga skuadrat historike) që në vitet 2000 fitoi 7 Tituj rradhazi, u zbrit në Ligue 2 (kategoria e 2) jo për shkak të performancës në fushë, por për parregullsi financiare. Pavarësisht se e mbylli sezonin 2024–2025 në Ligue 1 në vendin e 6 (duke siguruar edhe pjesëmarrjen në Europa League), supervizori financiar në futbollin francez DNCG (Direction Nationale du Contrôle de Gestion), konfirmoi përjashtimin e Olympique. Borxhet e skuadrës llogariten deri në 170 milionë euro dhe John Textor (Presidenti amerikan) nuk ja doli të bindte DNCG për planin e tij rekuperues. Mgjs Olympique e apeloi vendimin, përjashtimi do mbetet në fuqi nëse vendimi nuk tërhiqet.
Titujt e Olympique Lyonnais
– Ligue 1: 2001–02, 2002–03, 2003–04, 2004–05, 2005–06, 2006–07, 2007–08
– Ligue 2: 1950–51, 1953–54, 1988–89
– Coupe de France: 1963–64, 1966–67, 1972–73, 2007–08, 2011–12
– Coupe de la Ligue: 2000-01
– Trophée des Champions: 2002, 2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2012
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.