Futboll

Shkupi kualifikohet mes drithërimash, Drita kalon me përmbysje

Gazeta Si – Shkupi është i vetmi nga tre ekipet shqiptare që kalon në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve. Përveç Tiranës, është eliminuar që në turin e parë edhe Ballkani, ekipin kampion i Kosovës.

Ishte një kualifikim me vuajtje në fakt ai që arriti sot Shkupi. Pasi kishte fituar 3-0 ndeshjen e parë në Shkup, skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut u mund sot 2-0 nga Linkoln i Gjibraltarit. Rreziku i eliminimit ishte i madh në fund, por gjithsesi Shkupi ia doli të kalojë më tej.

Shkupi feston fitoren ne ndeshjen e pare ndaj Linkoln. Gazeta Si, 12 korrik 2022

Ballkani u eliminua nga Zalgiris i Lituanisë. Në ndeshjen e parë skuadra e Ilir Dajës barazoi 1-1, sot koha e rregullt përfundoi 0-0 dhe në shtesë kosovarët pësuan golin, që i eliminoi nga Championsi, por tani kalojnë në Ligën e Konferencës.

Një kualifikim emocionues ishte ai që arriti sot Drita. Skuadra kosovare përmbysi humbjen 1-0 të ndeshjes së parë ndaj finlandezëve të Inter Turku, duke fituar 3-0 në Prishtinë. Drita vazhdon kështu aventurën e saj europiane.

Në garë në Ligën e Konferencës janë edhe skuadra të tjera shqiptare, si Partizani, Laçi, Vllaznia, Shkëndija e Tetovës, Llapi dhe Gjilani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë