Ka ndodhur

Shkrumbohet nga zjarri banesa në Fier, shpëton 60-vjeçari

Gazeta Si – Një banesë ka marrë flakë mëngjesin e kësaj të enjteje në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Në godinë jetonte i vetëm një 60-vjeçar, i cili në momentin e rënies së zjarrit ka qenë duke u ngrohur, por fatmirësisht ka dalë menjëherë prej banesës së përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve, për të mos u përhapur edhe në banesat përreth, mes të cilave ndodhet edhe kopshti nr. 5.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë