Ka ndodhur

Shkrumbohet makina në Orikum, zjarrfikësja u vonua prej trafikut të rënduar

Një automjet është djegur plotësisht në Orikum, Vlorë, pasi është përfshirë nga flakët. Në makinën tip Pezho 307 ndodhej drejtuesi i mjetit dhe një person tjetër, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëm.

Burime bëjnë me dije se është kërkuar ndihmë e zjarrfikëses të Vlorës, pasi Orikumi nuk ka zjarrfikëse, por nuk ka mbërritur në kohë për të parandaluar djegien e automjetit, për shkak të trafikut të rënduar.

Rrethanat e zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë