Ka ndodhur

Shkrumbohet makina e kryeplakut të Vermoshit në Malësi të Madhe

Gazeta Si – Makina e kryeplakut të Vermoshit në Malësi të Madhe, Prek Vata është djegur tërësisht pasditen e të dielës në qendër të fshatit.

Vetë kryeplaku Vata, rreth 70-vjeç, thotë se djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme.

Sipas tij, autori i kësaj ngjarje ka thyer fillimisht xhamat e makinës dhe më pas ka hedhur benzinë në automjet. Vetë Vata është njoftuar nga të afërm për këtë ngjarje.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë