Një banesë është djegur plotësisht mëngjesin e sotëm (18 nëntor) në fshatin Golem i Vogël të bashkisë së Lushnjës.
Sipas zjarrfikësve shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në sistemin e banesës. Në ato momente brenda shtëpisë ishin gjyshja dhe mbesa e cila bëhej gati të shkonte me shkollë.
Me ndërhyrjen e komshinjve janë nxjerrë jashtë banesës të dyja. Duke qenë se gjendja e tyre shëndetësore ishte rënduar nga tymi është kërkuar ambulancë për mjekim në frymëmarrje.
Dy zjarrëfikëset e ardhura nga Lushnja kanë shuar zjarrin dhe kanë eliminuar mundësinë e përhapjes në banesat ngjitur.
Gjithçka në banesë është djegur plotësisht dhe banesa tashmë duhet t’i nënshtrohet rikonstruksionit total.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




