Ka ndodhur

Shkrumbohen nga flakët dy makina në Korçë dhe Vlorë

Gazeta Si – Një makinë e parkuar në lagjen nr.10 të qytetit është gjetur e shkrumbuar nga flakët, ku dyshohet për ngjarje të qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne. Automjeti është në pronësi të Sterjo Gërmenit.

Makina e djegur në Korçë

Zjarri ka djegur pjesërisht makinën duke shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Ndërkohë, një automjet është gjetur i djegur pranë vendit të njohur si “Ura e Laskos”, në Vlorë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje nuk është konstatuar asnjë person i pranishëm. Autoritetet sakaq kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë