Nga Gazeta ‘Si’-Vatra të shumta zjarri janë riaktivizuar sërish pasditen e sotme në pyllin e Pishporos dhe Darëzezës në Fier.
Pas ndërhyrjes nga ajri të dy avionëve Canadair, vatrat janë riaktivizuar sërish të favorizuara edhe nga era e fortë ndërkohë që aktualisht vatra më masive ndodhet në zonën e Pishës së Butë.
Përballë kësaj situate autoritetet po kërkojnë përforcime nga qarqe të tjera, ndërkohë që në terren për shuarjen e flakëve ndodhen 11 mjete zjarrfikëse.
Ndërkohë sipërfaqja e përshkruar nga zjarri gjatë këtyre ditëve sipas përllogaritjeve paraprake arrin në 800 hektarë. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka konsideruar si një ndër zjarret më të vështirë për t’u përballur deri më sot në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




