Ka ndodhur

Shkrumbohen makinat e dy grave në Vlorë

Dy makina janë shkrumbuar gjatë natës në Vlorë.

Policia njofton se mjetet kanë qenë të parkuar, kur kanë shpërthyer në flakë, ndërsa iu përkasin dy grave.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen ‘Pavarësia’ Vlorë, kanë marrë flakë në parkim 2 automjete, ku si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volkswagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë