Ka ndodhur

Shkrumbohen 4 makina në Fier, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Gazeta Si – Katër automjete janë shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Fier. Policia thotë se fillimisht ka marrë flakë një automjet tip “Benz”, e më pas dhe 3 automjetet e parkuara pranë tij, ku dyshohet se flakët janë shkaktuar prej një defekti elektrik.

“Rreth orës 03:20, në lagjen “Apollonia”, Fier, automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. B., i parkuar, dyshohet për shkaqe elektrike, ka marrë flakë.

Si pasojë është djegur edhe automjeti tip “Nissan” në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip “Volkswagen”, në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë