Ka ndodhur

Shkoi i plagosur në spital, por i riu arrestohet bashkë me shokun e tij

Një 33-vjeçar, i identifikuar si Marsel Rusi, i cili u vetë-plagos një natë më parë në Korçë, është arrestuar bashkë me shokun e tij Andi Adri, 32 vjeç, banues në Pogradec.

Policia e Korçës, thotë se ata kanë tentuar të krijojnë prova të rreme,  me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

Mësohet se 33-vjeçari, pasi është ndaluar dhe mjekuar si fillim në spitalin e Korçës është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga burimet spitalore thuhet se Rusi ka shenja në kokë.

Burime bëjnë me dije se Adri e ka çuar në spital 33-vjeçarin, duke i kërkuar të thotë se e ka plagosur dikush tjetër, por nga hetimet ka rezultuar se ai është vetëplagosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë