Ka ndodhur

Shkodra ‘nën ujë’ nga reshjet, Benet Beci: Evitoni daljet jo të domosdoshme nga banesat (fotot)

Gjatë pasdites së të martës, qyteti i Shkodrës, por edhe zonat përreth, janë përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erë të fortë.

Reshjet e dendura kanë krijuar përmbytje të rrugëve kryesore të qytetit, por dhe në pedonalen e Shkodrës, apo dhe në rrugën përpara hotel Rozafës.

Grupet e punonjësve të ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për situatën, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të dalin nga banesat vetëm për arsye të domosdoshme

“Prej 2 orësh i gjithë territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga mot me reshje me intensitet të lartë dhe erëra të forta.

Si pasojë në disa segmente rrugore në qytet dhe fshat ka prezencë uji.

Grupet e ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër janë ne terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Ju bëjmë apel që gjatë këtyre orëve të evitoni daljet nga banesat, vetëm për arsye të domosdoshme” mbyllet reagimi i Becit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë