Muzike

‘Shkodra Elektronike’ ndez ‘Zjerm’ skenën e Eurovizion-it

Nga Gazeta “SI”– Sonte, në natën e pare të festivalit Europian, skena më e madhe muzikore e Europës u përfshi nga energjia elektrizuese falë performancës së “Shkodra Elektronike” me këngën e tyre “Zjerm”.

Me një stil unik që përzien tinguj elektronikë dhe motive tradicionale shqiptare, ata sollën një spektakël dritash dhe efektesh skenike.

Veshur me kostume kuq e zi që ndërthurin modernitetin me trashëgiminë, dyshja ngjiti skenën mes flakëve simbolike dhe projeksioneve digjitale që evokonin elemente të folklorit shqiptar.

Tashmë, pas këtij momenti emocionues pritet me emocion votimi për në finalen e madhe.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një mesazh në 54345 me kodin e këngës 12.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë