Ka ndodhur

Shkodër/ Prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet 23-vjeçarja braziliane

Nga Gazeta Si- Një braziliane është arrestuar pasi ushtronte prostitucion në një apartament me qira në Shkodër.

Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër për prostitucion dhe organizim të lojërave të fatit.

Ndërkohë është proceduar penalisht B.B., 34 vjeçe, se i kishte dhënë me qira apartamentin 23-vjeçares. 

D. G., 23 vjeçe, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit ndërsa H. H., 28 vjeç, gjatë veprimeve  proceduriale u dokumentua aktiviteti i lojërave të fatit.

Policia ka sekuestruar një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, dhe 3 celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë