Ka ndodhur

Shkodër, tenton të përdhunojë në shtëpi 48-vjeçaren dhe i plagos djalin

Gazeta Si – Një 30-vjeçar në Shkodër tenton të përdhunojë një grua në banesën e saj.

Gjatë tentativës, ai sulmoi më pas djalin e gruas që mbërriti në shtëpi.

I riu është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga gruaja 48-vjeçare, e cila njoftoi policinë.

Ajo tha se ai kishte tentuar ta përdhunonte, por në momentin që kishte arritur djali i saj në banesë, agresori e kishte goditur me thikë.

Si pasojë e sulmit, djali i saj 26-vjeçar ka marrë lëndime të lehta. Sipas policisë, rezulton se  K.G., 30 vjeç, banues në Shkodër ka precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, policia ka sekuestruar edhe një armë gjahu pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë