Ka ndodhur

Shkodër, tentoi të korruptojë policinë për të kaluar drejt Malit të Zi me 30 klandestinë

Gazeta Si – Një 21 vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, pasi është kapur me 30 emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi në kamionçinën e tij.

Policia thotë se shtetasi me iniciale A.B. 21 vjeç nga Kruja, përveç emigrantëve të paligjshëm në automjetin e tij, ka tentuar që të korruptojë edhe efektivët e Policisë Rrugore me 200 lekë të futura mes dokumenteve.

Ai po udhetonte me automjetin tip kamionçinë në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit dhe në vendin e quajtur “Vukpalaj”, është ndaluar nga policët.

Drejtuesi i mjetit, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të kamionçinës, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu ofruar një shumë parash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë