Ka ndodhur

Shkodër, sekuestrohen 50.000 euro në Muriqan të fshehura në një valixhe

Policia kufitare në Muriqan, Shkodër, ka sekuestruar 50.000 euro të padeklaruara në kufi dhe ka proceduar penalisht poseduesin.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga shtetasi B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,” njofton policia.

I riu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë