Ka ndodhur

Shkodër, sekuestrohen 202 mijë euro në doganën e Muriqanit

Gazeta Si – Një 53-vjeçar ka tentuar të hyjë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me plot 202 mijë euro. Sipas bluve të Shkodrës, sasia e eurove iu kapën një shtetasit Ilir Beqiri që po tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar në doganë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, dyshohet se shuma e eurove është përfituar nga veprimtari kriminale.

53 vjeçari, banues në Shkodër, akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, njofton policia.

Rregulli është që duhen deklaruar në doganë çdo vlerë mbi 1.5 milion lekë të vjetra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë