Ka ndodhur

Shkodër / RENEA arreston 32-vjeçarin Shkëlzen Xhenje, i dyshuar në disa ngjarje kriminale

Gazeta Si – Shkëlzen Xhenje, një person i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, është arrestuar në Shkodër.

Ai është shpallur në kërkim nga SPAK në dosjen “Metamorfoza”. Sakaq, Xheje konsiderohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos. Ky i fundit është mik i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej verës së vitit të shkuar.

Po ashtu ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës pasi në vitin 2021 bashkë me dy persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave. Ndërkohë 32-vjeçari rezulton i dënuar edhe nga Gjykata e Lezhës për futje të sendeve të paligjshme në burg.

32-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale. Konkretisht, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M., si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim””, njoftoi policia.

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Historiku”. 32-vjeçari u gjet në një banesë në fshatin Kuç, ndërsa aksioni u krye nga forcat speciale të RENEA-s për shkak edhe të rrezikshmërisë që paraqet Xhenje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë