Gazeta Si – Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për një punonjës policie dhe 3 punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Shkodër.
Polici Anton Ademaj me inspektorët D. Ll, J. H., dhe M. L., të gjithë të punësuar në Bashkinë e Vaut të Dejës, kanë favorizuar ndërtime pa leje që po zhvilloheshin nga disa persona në mënyrë të paligjshme.
Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



