Ngjarje

Shkodër, nëna hedh foshnjën 1-javëshe në lumin Kir. Dëshmia në polici: Nuk kisha mundësi ta mbaja

Gazeta Si - Një 32-vjeçare është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet se ka hedhur në lumin Kir foshnjën e porsalindur një javë më parë, duke u akuzuar për "vrasje me dashje".

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur 2 ditë më parë, kur lehona ka lënë Spitalin e Shkodrës, pasi kishte sjellë në jetë foshnjën më 30 dhjetor 2022.

Orjana Gremi ka deklaruar në Policinë e Shkodrës se nuk kishte mundësi ta mbante fëmijën. "E hodha, sepse nuk kisha mundësi ta mbaja”, i ka thënë ajo policëve në komisariat.

Pas kryerjes së krimit, në gjendje të rënduar ajo ka shkuar pranë misionareve të Kishës dhe ka treguar që ka hedhur fëmijën në lumë. Pas rrëfimit të 32-vjeçares, murgeshat kanë njoftuar menjëherë policinë.

Sipas të dhënave të para Orjana Gremi rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkodër tek dajat e saj.

Mendohet që foshnja, që kishte lindur më 30 dhjetor 2022 është hedhur në lumë dy ditë para se të gjendej trupi.

Trupi i pajetë i foshnjës të seksit mashkull, me jo më shumë se një javë jetë, është gjetur në vendin e quajtur Postribë, në  brigjet e lumit Kir.

Gjatë kontrolleve në mbrëmjen e djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, në vendin e quajtur Postribë, në  lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares, e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Gruaja ishte shoqëruar në polici për t'u marrë në pyetje dhe pasi është gjetur trupi i pajetë i foshnjës, i kanë vënë prangat me akuzën për "vrasje me dashje".

32-vjeçarja nuk ka shfaqur shenja pendese, por ka thënë se e kishte kryer veprimin, pasi nuk kishte mundësi ta mbante. 

Në pyetje do të merren dhe të afërmit e saj. Sipas të dhënave të para, 32-vjeçarja rezulton e lindur në Fier dhe ka jetuar në Shkoder tek dajat e saj në fshatin Postribë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë