Ka ndodhur

Shkodër, ndalohen 2 të mitur me një shishe benzine, do ta përdornin në protestë

Policia e Shkodrës ndaloi dy të mitur të cilët kishin një shishe benzine me vete, e që dyshohet se do ta përdornin për djegie gjatë tubimit që u zhvillua këtë paradite në qytet.

“Sot në orën  11:00, në qendër të qytetit të Shkodrës është zhvilluar një tubim i paligjshëm, ku pjesëmarrësit filluan lëvizjen nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales së qytetit, para Prefekturës. Shërbimet e Policisë, gjatë monitorimit të tubimit konstatuan dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët kishin me vete një shishe benzinë që dyshohet se do ta përdorimin për djegie gjatë tubimit”, njoftoi policia.

Të dy  të miturit u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ku është thirrur psikologu i DVP Shkodër dhe prindërit e tyre për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë