Ka ndodhur

Shkodër, makina përplas 56-vjeçaren që po lëvizte mbi biçikletë

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur rreth orës 07:45 në Shkodër këtë të mërkurë, ku një grua e cila ecte me biçikletë është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”, ku automjeti që drejtohej nga një 34-vjeçare M. N., ka aksidentuar shtetasen Z.M., 56 vjeçe, e cila lëvizte me biçikletë. Policia tha se 56-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë