Ka ndodhur

Shkodër, lëndë plasëse makinës së policit në oborrin e banesës (Video)

Gazeta Si – Një lëndë plasëse është vendosur në makinën e një punonjësi policie në Shkodër, Kastriot Selimaj, 50 vjeç.

Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së tij, ku lënda plasëse është vendosur tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë e shpërhtimit nuk ka pasur të lënduar në njerëz por është dëmtuar pjesërisht automjeti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen “Tepe” të Shkodrës në oborrin e banesës së punonjësit të policisë, ku dhe mjeti ishte i parkuar.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur dy autorët të maskuar me pelerina të zeza hipin mbi murin rrethues të banesës dhe vendosin tritolin në banesën e efektivit në Shkodër.

Kastriot Selimaj, është efektiv i policisë rrugore në Shkodër. Në polici, ai ka deklaruar se nuk pa probleme me njeri dhe dyshimet janë për shkak të punës. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë