Ka ndodhur

Shkodër/ Kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të kokainës, arrestohet administratori

Nga Gazeta Si- Në kuadër të operacionit “Tempulli”, policia ka vënë pranga  41-vjeçarin, A. O. në fshatin Trush, pasi kishte lokalin për përdorim dhe për shitje të lëndës narkotike kokainë.

Blutë kanë sekuestruarnjë sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza.

“Gjatë kontrolleve në lokalin e marrë me qira nga shtetasi 41-vjeçar në fshatin Trush, shërbimet e Policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe për shitje të dozave të lëndës narkotike kokainë. Në këtë ambient, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në disa doza”.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi  41 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë