Mbrëmjen e së martës ka shpërthyer një sasi tritoli në qytetin e Shkodrës. Lënda plasëse i është vendosur një subjekti të prodhimit të reklamave.
Biznesi, që ndodhet në lagjen “Skënderbeg” është në pronësi të shtetasit Lulzim Mehmeti.
Autorët kanë qenë dy vetë me motorr. Ata vendosën tritolin dhe u larguan me shpejtësi. Nga pamjet e siguruara nga policia duken dy të rinj.
Autorët kanë pasur kapuç në kokë dhe fytyrat e mbuluara për t’u mos u identifikuar.
Në vendngjarje shkoi drejtori i Policisë Shkodër, Gent Berberi, dhe pronari i subjektit, Lulzim Mehmeti.
Lufa Print operon prej shumë vitesh në Shkodër si një prej subjekteve më të vjetra në qytet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



