Drejtësia

Shkodër / Goditen 8 qendra prostitucioni, nën hetim 13 të huaja dhe 2 shqiptarë. Vajzat nga Kina, Brazili, Peruja dhe Mali i Zi punonin nëpër banesa

Nga Gazeta Si- Policia e Shkodër ka goditur 8 qëndra prostitucioni në qytetin e Shkodrës dhe janë vënë nën hetim 13 të huaj dhe 2 shqiptarë.

Pas një pune disa mujore e ndjekur me metoda speciale të hetimit, policia ka evidentuar 8 qendra prostitucioni, në banesa të ndryshme në qytetin Shkodër.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotiket të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër.

Procedohen penalisht 13 shtetase të moshës 22-deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili , Mali i Zi dhe Kina.

Gjithashtu procedohen penalisht dhe dy shtetas shqiptarë banues në Shkodër si dhe sekuestrohen shuma parash të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan konkretisht shtetaset:

D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru;

Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;

V. G, 25 vjeçe, banuese në Peru;

L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi;

S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi;

A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil;

Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë;

F. K., 29 vjeçe , banuese në Azerbajxhani;

G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;

M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil;

M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë;

N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi;

U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhani.

Si dhe shtetasit shqiptar S.D 28 vjec dhe një 17 vjeçar të dy banues në Shkodër të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë, euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit.

Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Prostitucioni” në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë