Ka ndodhur

Shkodër/ Gjendet i pajetë një person në oborrin e një magazine

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku një shtetas është gjetur pa shenja jete.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dasho Shkreli”, në oborrin e një magazine, ku është gjetur trupi i pajetë i K. Sh., 43 vjeç i cili, sipas policisë është i pastrehë.

Sipas uniformave blu, dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë