Gazeta Si – Një 49-vjeçar u dhunua me sende të forta mëngjesin e kësaj të enjteje në Shkodër rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”.
Policia tha se 49-vjeçari me iniciale E. D., dyshohet se u dhunua gjatë një konflikti, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia shkoi në vendngjarje dhe nisi punën për kapjen e autorit, identiteti i të cilit momentalisht nuk dihet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




