Ka ndodhur

Shkodër, arrestohet 48-vjeçari që lëvizte me pistoletë me vete

Një 48-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi lëvizte me armë zjarri me vete.
Policia u informua se B.K, kishte hyrë në një lokal në Bërdicë me armë dhe krehër me 9 fishekë pa leje.

Menjëherë Policia ka sekuestruar pistoletën tip ‘’Zastava” dhe ka vënë në pranga shtetasin B. K.
“Në kuadër të operacionit, nga Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 48 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arma e zjarrit pistoletë dhe fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë