Ka ndodhur

Shkodër, arrestohen 7 persona në dy operacione antidrogë

Gazeta Si – Në Shkodër, policia ka finalizuar dy operacione antidrogë, “Bleran” dhe “Sheshi”, në kuadër të të cilëve u arrestuan 7 persona dhe u sekuestruan 5.6 kilogramë kanabis.

Gjatë operacionit policor “Bleran” u arrestuan në flagrancë shtetasit P. A., 62 vjeç dhe D. A., 33 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bardhaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur rreth 5.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

-Gjatë operacionit policor të koduar “Sheshi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. V. dhe E. V., të dy 19 vjeç, R. P., 26 vjeç dhe R. P., 22 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe R. K., 22 vjeç, banues në Golem, pasi shërbimet e Policisë, në afërsi të sheshit ”Prek Cali”, kanë ushtruar kontroll në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas dhe si rezultat kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të përgatitur gati për shitje.

Nga veprrimet hetimore dyshohet se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë