Ka ndodhur

Shkodër, 67-vjeçari bie aksidentalisht në gropën e qymyrit dhe gjen vdekjen

Gazeta Si – Një 67-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër, pasi ra aksidentalisht në një gropë të improvizuar qymyri në fshatin Vilzë.

I moshuari, i identifikuar si Q.L., ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë gjatë mbrëmjes së djeshme, teska po digjej qymyr. Për pasojë, pas kontrolleve të bëra, u gjetën vetëm mbetje kockore të tij, pasi trupi ishte karbonizuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë