Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një hotel në qendër të qytetit të Shkodrës, ku është gjetur e pajetë shtetasja M. A., 58 vjeçe, banuese në Malajzi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, kur në tualetin e hotelit u gjet trupi i saj i pajetë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 58-vjeçarja ka pësuar një arrest kardiak.
Sakaq, grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.