Ka ndodhur

Shkodër, 54-vjeçari vetëplagoset me armën e gjahut që e mbante pa leje

Gazeta Si – Një 54-vjeçar me iniciale V.B., është vetëplagosur, teksa po pastronte armën e tij të gjahut në fshatin Kosmaç, në Vaun e Dejës, Shkodër.

Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Sakaq, arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë