Ka ndodhur

Shkodër, 52-vjeçarit i gjenden në servis pistoletë, municione dhe radio policie

Gazeta Si – Një 52-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi mbante në automjetin me të cilin qarkullonte, radio si të policisë, për të monitoruar lëvizjet e shërbimeve të uniformave blu.

Gjatë kontrollit në servisin në pronësi të 52-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri pistoletë (me fishekë në fole, gati për qitje), municion luftarak, një radio tjetër si e Policisë, shkop metalik dhe tabelë si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 52 vjec, banues në lagjen “3 Heronjt”, Shkodër, i cili u kap teksa mbante në automjet, një radio si të Policisë për të kontrolluar lëvizjet e shërbimeve të Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të shtetasit B. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, një radio tjetër si e Policisë (gjithsej 2 radio të sekuestruara), shkop metalik dhe tabelë si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë (dorezë metalike).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë