Ka ndodhur

Shkodër, 21-vjeçarja plagos me thikë të moshuarin. Dyshohet se tentoi ta përdhunojë

Gazeta Si – Një 21-vjeçare me iniciale N.N., është arrestuar në Vaun e Dejës, pasi mbrëmjen e të enjtes goditi me thikë një 68-vjeçar, teksa ky i fundit dyshohet se tentoi ta përdhunojë.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Deje, të Bashkisë Vau e Dejës në banesën e 21-vjeçares, e cila ka qenë vetëm në shtëpi.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se 68-vjeçari vijon të jetë në spital, ndërkohë që e reja akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje të armëve të ftohta.

Pavarësisht se më herët u raportua se e reja e kishte plagosur të moshuarin në formë vetëmbrojtjeje, pasi ai i ishte futur në shtëpi duke tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, policia thekson: “Mbrëmjen e djeshme, 21-vjeçarja, dyshohet se për motive të dobëta, plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin Z. P., 68 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve”.

Pas zbardhjes së ngjarjes, policia ka arrestuar vajzën e re, si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin kreu plagosjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë