Ka ndodhur

Shkodër, 19-vjeçari arrestohet për përdhunimin e një adoleshenteje

Një 19-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi një 15-vjeçare e ka denoncuar në polici për përdhunim. Policia njofton se i arrestuari me iniciale D.M është banues në lagjen “Perlat Rexhepi”, Shkodër.

“Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshes 14-18 vjeç” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” e shtetasit D. M., 19 vjeç banues në lagjen “Perlat Rexhepi”, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë