Ka ndodhur

Shkëputet ashensori i pallatit në zonën e ‘Astirit’, plagosen dy gra (Foto)

Dy gra, banore të një pallati në zonën e Astirit në Tiranë kanë pësuar lëndime pas shkëputjes së ashensorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesnatë rreth orës 00:05 në një pallat në “Astir”.

E lënduar nga ky incident mbeti banorja me iniciale M.Q., e cila u dërgua në spital për të marrë mjekim dhe më pas u largua në banesë.

Po kështu, u plagos edhe një grua tjetër, ende e paidentifikuar nga policia, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake, ka rezultuar se ashensori ka pësuar një defekt në pjesën anësore mes katit të parë dhe të dytë. Për pasojë, ashensori ka rënë në katin zero, duke rrëshqitur me një kat e gjysmë, por për fat të mirë ka ngecur pa shkuar deri në fund.

Banorët e pallatit ku ndodhi ngjarja, ishin ankuar se ashensori ka pasur probleme edhe 3 muaj më parë. Një natë më parë janë shoqëruar në polici administratori i pallatit dhe personi përgjegjës për mirëmbajtjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë