Linja e tensionit të mesëm jashtë rrethimit të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë ka marrë flakë paraditen e kësaj të hëne. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 pranë shkollës “Ahmet Gashi” në zonën e Laprakës.
Për arsye sigurie, ka nisur evakuimi i nxënësve për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Sipas policisë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale.
“Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




