Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës në fazën e tretë të Champions League do të ndeshet me gjigandët austriak, Red Bull Salzburg.
Austriakët e kanë filluar shumë mirë kampionatin vendas me dy fitore bindëse në ndeshjet hapëse. Në sfidën e parë me Lask Linz, një rival i fortë në kampionat, Salzburg triumfoi me rezultatin 3-1.
Me këtë gjendje Salzburg shkon si pretendent në këtë ndeshje eliminatore me skuadrën tetovare. Tekniku Munas Dabbur, siç ka bërë edhe në ndeshjet e mëparshme do të kërkojë nga skuadra e tij jo vetëm të fitojë, por edhe të dominojë duke shënuar disa gola.

Shkëndija pas kalimit me sukses të dy tureve të parë kundër New Saints dhe Sherif Tiraspol, tashmë është në stacionin e tretë. Nëse në dy përballjet e para Shkëndija është konsideruar si favorite, për këtë sfidë të tretë, diskutimi është shumë më i ndryshëm. Në sfidën me Salzburg, skuadra e Qatip Osmanit niset si inferior për shumë shkaqe, duke filluar që nga emri, lojtarët, por edhe buxheti që tek austriakët është disa fish më i lartë. Shkëndija në këtë ndeshje nuk do mund të gabojë, siç ka bërë në takimin e parë me skuadrën e TNS, ku pasi fitoi 5-0, u mund 4-0 në ndeshjen me kthimit.
Ekipi tetovar në këto 4 ndeshje të para të Ligës së Kampionëve ka treguar pjekuri dhe stabilitet, ku është i përqendruar, por gjithsesi, këto nukd o të jenë të mjaftueshme në sfidën me Salzburg.
Për ekipin tetovar do duhet një sforco shumë e madh që të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në Austri, ose të paktën mos të mposhtet shumë thellë, në mënyrë që në kthim në Shkup, të provojë shanset e tij.

Kjo do të jetë ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, të cilat janë të panjohura për njëra tjetrën.
Parashikimi për këtë ndeshje është që Salzburgu të fitojë, pa hasur në shumë probleme. Takimi parashikohet të ketë më shumë se tre gola, nëse Salzburg ia del që të shënojë në 20 minutat e para. Fakti që kompanitë e basteve e kuotojnë vetëm me 1.11 fitoren e Salzburg, do të thotë se për kampionët e Maqedonisë, kjo sfidë mund të quhet një “mission Impossible”.
Shkëndija do provojë shanset e saj, por nuk besohet që skuadra austriake të gabojë sërish, pasi edhe në vitet e fundit ka dështuar dhe tashmë ka ardhur koha që Red Bull Salzburg të ecë në rrugën e “simotrës” së saj Red Bull Leipzig.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




