Futboll

Shkëndija arrin raundin e 3 kualifikues në Champions League… dhe pas tij grupet në Evropë

Nga Gazeta Si – Mbrëmje historike për kuqezinjtë e Tetovës në UEFA Champions League. Shkëndija fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj vendasve të FCSB dhe me rezultat të përgjithshëm 3-1, kualifikohet në raundin e 3 kualifikues.

Vendasit zhbllokuan me Cisotti-n në 28′ por avantazhi i tyre zgjati vetëm 5 minuta pasi Liridon Latifi barazoi për tetovarët. Rezultat që i kualifikonte miqtë në “Arena Naţională” por Shkëndija ja doli të gjente golin e fitores 3′ nga fundi i kohës së rregullt.

Ishte Krstevski që ndëshkoi vendasit duke konsoliduar kualifikimin e kuqezinjve në raundin pasardhës ku do të luajë ndaj Qarabag. Kualifikimi do ta çojë në fazën Playoff, në të kundërt, do të zbresë një nivel dhe do të luajë në fazën e grupeve.

Nga Gazeta Si – Pavarësisht kontrollit të topit dhe rasteve të krijuara, FCSB nuk ja doli ta materializonte dominimin një javë më parë në Tetovë.

Kampionët rumunë u ndëshkuan në 65’ nga mesfushori nigerian, Adamu Alhassan, që i dha Shkëndijës një avantazh të rëndësishëm. Humbje që konfirmoi në letër problemet e javëve të fundit për kuqeblutë që kanë vetëm 1 fitore në 5 ndeshet e fundit.

Ata kanë nevojë për një mbrëmje perfekte nëse nuk duan të eleminohen nga UCL. Skuadra e drejtuar nga Elias Charalambous vjen mbrëmjen e sotme pas humbjes 2-1 që i shkaktoi Farul Constanta në shtëpi.

Shkëndija-FCSB 1-0

Nga ana tjetër Shkëndija, ja ka dalë të menaxhojë mirë një seri ndeshjesh të vështira dhe ruan momentumin me fitoren 3-1 në miqësoren ndaj Rabotnicki-t.

Gjithashtu Shkëndija ka një rekord pozitiv ndaj rivalëve rumunë pas eleminimit që i shkaktoi Botosani-t (1-0) në raundin e dytë kualifikues në Europa League 2020-21.

Një tjetër rezultat pozitiv sot do ti kalonte ata në raundin e 3 eleminator të UCL dhe do të zgjaste në 6 serinë e ndeshjeve pa humbje (3F & 3B).

  • Formacionet e mundshme:
    FCSB:
    Tarnovanu; Cretu, M. Poposecu, Ngezana, Radunovic; Sut, Chiriches; Gheorghita, Olaru, Cisotti; Miculescu
    Shkëndija: Gaye; Trumci, Cake, Fetai, Webster; Alhassan, Ramdani; Tamba, Krasniqi, Krstevski; Ibraimi

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë