Shkencëtarët thonë se kanë zhvilluar testin e parë të gjakut në botë për të diagnostikuar encefalomielitin mialgjik, i njohur edhe si sindroma e lodhjes kronike (ME/CFS).
Aktualisht nuk ka asnjë test për këtë gjendje dhe pacientët kanë tendencë të diagnostikohen bazuar në simptoma, që do të thotë se shumë prej tyre mund të mos diagnostikohen për vite me radhë.
Megjithatë, disa ekspertë që nuk janë përfshirë në hulumtim kërkuan kujdes dhe thanë se testi do të duhej të validohej plotësisht në studime më të mira dhe të pavarura përpara se të mund të merret në konsideratë për përdorim në praktikën klinike.
Hulumtuesi kryesor, Prof. Dmitry Pshezhetskiy, nga Universiteti i Anglisë Lindore (UEA), tha se ME/CFS është një sëmundje serioze dhe shpesh e karakterizuar nga lodhje ekstreme që nuk lehtësohet nga pushimi.
“Ne e dimë që disa pacientë raportojnë se janë injoruar ose madje u është thënë se sëmundja e tyre është ‘e gjitha në kokën e tyre’. Pa teste përfundimtare, shumë pacientë kanë mbetur të padiagnostikuar ose të diagnostikuar gabimisht për vite me radhë”, thotë ai, duke shtuar se ato donin të shihnin nëse mund të zhvillonin një test gjaku për të diagnostikuar gjendjen dhe e bënë.
“Zbulimi ynë ofron potencialin për një analizë të thjeshtë dhe të saktë të gjakut për të ndihmuar në konfirmimin e një diagnoze, e cila mund të çojë në mbështetje më të hershme dhe menaxhim më efektiv.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



