Shkencë

Shkencëtarët po përdorin baktere për të kthyer mbeturinat në paracetamol

E. coli i modifikuar gjenetikisht përdoret për të krijuar qetësues dhimbjesh nga materiali i prodhuar nga shishet plastike

Bakteret mund të përdoren për të shndërruar mbeturinat plastike në qetësues dhimbjesh, kanë zbuluar studiuesit, duke hapur mundësinë e një procesi më të qëndrueshëm për prodhimin e barnave.

Kimistët kanë zbuluar se E coli mund të përdoret për të krijuar paracetamol, i njohur edhe si acetaminofen, nga një material i prodhuar në laborator nga shishet plastike.

Stephen wallace, autori kryesor i hulumtimit nga Universiteti i Edinburgut thotë se ajo që tregon kjo teknologji është se duke bashkuar kiminë dhe biologjinë në këtë mënyrë për herë të parë, ne mund ta bëjmë paracetamolin në mënyrë më të qëndrueshme dhe të pastrojmë mbeturinat plastike nga mjedisi në të njëjtën kohë.

Duke shkruar në revistën Nature Chemistry, wallace dhe kolegët raportojnë se si zbuluan se një lloj reaksioni kimik i quajtur rirregullimi i Lossen, një proces që nuk është parë kurrë në natyrë, ishte biokompatibël. Me fjalë të tjera, mund të kryhet në prani të qelizave të gjalla pa i dëmtuar ato.

Studiuesit thonë se rezultatet janë emocionuese pasi sugjerojnë që mbeturinat plastike mund të shndërrohen në material biologjik.

“Është një mënyrë për të mbuluar plotësisht mbeturinat plastike,” tha wallace.

Studiuesit më pas modifikuan gjenetikisht E coli-n më tej, duke futur dy gjene, një nga kërpudhat dhe një nga bakteret e tokës.

Ekipi thotë se duke përdorur këtë formë të E coli-t, ata ishin në gjendje ta shndërronin materialin fillestar në paracetamol në më pak se 24 orë, me emetime të ulëta dhe një rendiment deri në 92%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë