Një pilulë që ‘sterilizon’ urinën mund të parandalojë infeksionet e përsëritura të traktit urinar (UTI), sipas një studimi të ri. Të dhënat tregojnë se pilula funksionon po aq mirë sa antibiotikët.
Ndërsa infeksionet akute mund të zhduken brenda disa ditësh vetë ose me antibiotikë, një në katër gra do të përjetojnë infeksione të përsëritura deri në tre herë në vit ose më shumë. Këtyre pacientëve mund t’u jepet një antibiotik me dozë të ulët gjatë gjashtë muajve deri në një vit për të ndihmuar në parandalimin e përsëritjes së infeksionit. UTI-të zakonisht shkaktohen nga bakteret si E.coli që kalojnë përmes sistemit të tretjes dhe në traktin urinar. Gratë janë veçanërisht të prirura ndaj tyre pasi uretra e tyre – tubi që nxjerr urinën jashtë trupit nga fshikëza – është më i shkurtër se i meshkujve dhe bakteret mund të udhëtojnë më lehtë në fshikëz.
Pilula antiseptike, e quajtur methenamine hippurate, vret bakteret në urinë. Ilaçi zbërthehet nga trupi në formaldehid, një dezinfektues natyral. Kjo nga ana tjetër ‘denatyron’ proteinat në baktere, duke zbërthyer strukturën e tyre molekulare, e cila i vret ato.

Në një studim të ri nga “Newcastle upon Tyne”, 240 grave me UTI të përsëritura iu dha ose metenamine hippurate, njëkohësisht edhe një nga tre trajtimet standarde me antibiotikë (nitrofurantoin, trimetoprim ose cefalexin) për t’u marrë çdo ditë për një vit. Studiuesit zbuluan se ilaçi antiseptik ishte një parandalues po aq efektiv sa një antibiotik me dozë të ulët. Ky studim pason një rishikim në vitin 2019, i cili identifikoi efektivitetin e ilaçit për parandalimin e UTI-ve tek burrat dhe gratë e moshuara.
Trajtimi tashmë është i licencuar për parandalimin e UTI nga Instituti Kombëtar për Ekselencën e Shëndetit dhe Kujdesit në Britani, por nuk përdoret gjerësisht. Studiuesit janë shprehur se ilaçi mund të sjellë efekte anësore, duke përfshirë të vjella dhe marrje mendsh.
Duke komentuar studimin, Sachin Malde, një kirurg konsulent urologjik në Fondacionin e Londrës “Guy’s dhe St Thomas’s NHS” tha se një nga çështjet kryesore me UTI e përsëritura është përpjeka për të parandaluar rezistencën ndaj antibiotikëve.
“Rezultatet shpresojmë t’u japin besim urologëve dhe mjekëve të përgjithshëm, në përshkrimin e këtij ilaçi si një alternativë ndaj një antibiotiku të përditshëm për të parandaluar infeksionet e përsëritura”, shtoi ai.
Shkencëtarët amerikanë analizuan të dhënat nga rreth 14,000 gra në të 50-at në lidhje me përdorimin e antibiotikëve të tyre dhe më pas i krahasuan me rezultatet e testit të kujtesës shtatë vjet më vonë. Ata që kishin marrë antibiotikë për dy muaj ose më shumë gjatë një periudhe katërvjeçare shënuan rezultate më të ulëta se ata që kishin marrë kurse më të shkurtra ose nuk kishin pasur trajtim – mendohet se efekti i ilaçeve në ekuilibrin e mikrobeve të zorrëve është përgjegjës.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




