Njëzet e tetë viruse të rinj që besohet të jenë 15,000-vjeçarë janë zbuluar brenda akullnajave. Viruset u gjetën në mostrat e akullit të shpuar në zonën Guliya në Rrafshnaltën Tibetiane, në Kinën perëndimore. Shkencëtarët identifikuan gjithsej 33 gjenome virale, dhe të paktën 28 prej tyre janë të reja të pa identifikuar më parë thanë ata. Katër nga viruset e njohur janë gjetur se infektojnë bakteret.
Viruset e reja nuk besohet të jenë të dëmshme për njerëzit, sipas shkencëtarëve që shpresojnë se këto viruse mund t’i ndihmojnë ata të kuptojnë më shumë rreth evolucionit të virusit dhe ndryshimit të klimës.
Në vitin 2015, dy copa akulli u morën në thellësi rreth 22,000 metra mbi nivelin e detit.
“Akullnajat u formuan gjatë një periudhe të gjatë kohore dhe kishin mbledhe viruse.Akullnajat në Kinën perëndimore nuk janë studiuar mirë dhe qëllimi ynë është të përdorim këtë informacion për të pasqyruar mjediset e kaluara,” tha autori kryesor i studimit Zhi-Ping Zhong, një studiues në Qendrën Kërkimore të Universitetit Shtetëror të Ohajos.
Bashkëautori Matthew Sullivan, profesor i mikrobiologjisë në Ohio State, tha se metoda e përdorur nga Zhong për të “dezinfektuar bërthamat” për të studiuar mikrobet dhe viruset mund t’i ndihmojë ata të kërkojnë sekuenca të ngjashme gjenetike në mjedise të tjera.
“Viruset e gjetura nuk janë të dëmshme për njerëzit pasi ato u bënë joaktive nga “kimia e nxjerrjes së acideve nukleike”, shtoi ai.
Sidoqoftë, përfundimi i studimit thotë se shkrirja e akullnajave mund të lëshojë përfundimisht viruse që mund të infektojnë njerëzit.:Në gusht 2016, një djalë 12-vjeçar vdiq dhe të paktën 20 persona u shtruan në spital pasi u infektuan me antraks nga trupi i një dreri të ngordhur në Gadishullin Yamal në Rrethin Arktik. Aso kohe ekspertët shpjeguan se një valë e nxehtësisë atë muaj shkriu akullnajën, duke lejuar që sporet e baktereve të infektonin njerëzit./ The Independent/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



